Google ADS

Deputeti i VV-së tregon se kur arrihet marrëveshja LVV-LDK

20:53 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar se fundi i kësaj jave do të jetë vendimtar për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK).

Sipas tij në vikend do të nënshkruhet përfundimisht marrëveshja LVV-LDK, por nuk ka treguar se potencialisht se si do të duket kjo marrëveshje.Sipas tij këto dy subjekte politike do të merren vesh para 4 shkurtit.

“Unë besoj shumë që deri të dielën, ditën e diele do të nënshkruhet marrëveshja, do të formohet qeveria me LDK, do ta krijojmë qeverinë dhe do ta gjejnë një modalitet për këtë”, ka thënë ky deputet i VV-së për gazetën blic.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme