Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu thotë se kolegu i tij në parlament Dardan Molliqaj është në fund të karrierës së tij politike. E gjithë kjo, sipas tij, për shkak të pretendimeve të Molliqajt, se Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV’së ka qenë pjesë e SHIK’ut.
‘Ky është fundi i karrierës politike të Dardan Molliqajt”, thotë Aliu në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
Me deklaratat se Konjufca ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës gjatë viteve 2000-2001, sipas Aliut, Molliqaj e demaskoi vetveten.
“Me këto deklarata Molliqaj është vetë demasku”, theksoi ai.
“Është i pafytyrë që nuk i jep pesë pare që rren”, vazhdoi ai.
Sipas Aliut, Molliqaj po luan lojën e ‘hakmarrjes’.
“Nuk mendoj që është inati. Inati nuk mund të shkojë aq larg’, thotë Aliu.
Sipas tij, anëtari i PSD’së është ‘pjesë e vogël e një projekti të madh të dëmshëm për Kosovën’.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...