Xhelal Sveçla, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar se presidenti i vendit Hashim Thaçi shpejt mund të përfundojë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.
Këtë koment Sveçla e ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi Hashim Thaçi paralajmëroi se do të largohet nga politika nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, ku presidenti do të votohej prej popullit.
Postimi i plotë i Sveçlës:
“‘Thaçi paralajmëron: “Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem përgjithmonë nga politika.’
Kështu thotë Hashimi, por edhe ai e di që të ardhmen e tij shumë shpejt do ta përcaktoj drejtësia!
Ky edhe mund të vazhdoj të merret me politikë, por është çështje plotësisht administrative nga cili pavion a kat i Gërdocit”, ka shkruar Sveçla.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...