Deputeti i VV-së: S’jam i sigurt nëse Kurti apo LDK-ja e bëri kryetar Lumir Abdixhikun

17:10 | 28 Dhjetor 2021
L G

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku që i tha kryeministrit Albin Kurti që ta dorëzojë diplomën e inixhinierit në universitet pas deklaratës së Kurtit se rryma s’mund të ruhet në frigorifer.

Rexhaj ka thënë se Kurti ia dha pozitën e ministrit Abdixhikut dhe pas menaxhimit që bëri sipas Rexhajt u bë edhe kryetar i LDK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje qoftë me protesta qoftë me debate ka qenë kundër privatizimit të rrjetit shpërndarës. Njëri prej praktikantëve të kryeministrit Albin Kurti ia mohoi diplomën e inxhinierit tha ta kthejë në universitet, foli gënjeshtra, realisht foli kundër shefit të vet imitatorit të skajshëm të tij. Fundja në jetën e vet, pikërisht Kurti e bëri ministër dhe i dha mundësi menaxhimi, ju kujtohet ky praktikant imitator i verbër i Kurtit pati refuzuar të bëhej ministër i Avdullah Hotit sepse e dinte që ishte qeveri e paligjshme. Kompetencën e fitoi në kohën e Kurtit madje edhe kryetar i subjektit u bë falë kësaj kompetence, madje s’jam i sigurt se a e bëri Kurti apo partia e tij kryetar”, tha Rexhaj.

Ai tutje u shpreh se po ka prishje të qëllimshme të rrymës që të rritet pakënaqësia ndaj qeverisë, raporton express.

“Mos të harrojmë se në shumë vendbanime ka prishje të qëllimshme, hiqen edhe siguresat që të zgjatet ndërprerja e rrymës në këtë mënyrë që të rritet sa më shumë pakënaqësia ndaj kësaj qeverisje”, tha Rexhaj.

Të ngjashme