Google ADS

Deputeti i VV-së publikon një deklaratë të Hotit: “Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”

10:23 | 4 Tetor 2022
A Z

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka gjetur një deklaratë të Avdullah Hotit të vitit 2015, gjatë kohës sa ishte ministër i Financave.

Hoti thoshte se “nuk duhet të paguhen ata që nuk punojnë”, referuar grevës, duke shtuar se “do të kujdeset për financat publike”.

E këtë deklaratë të dikurshme po e shfrytëzon deputeti i pushtetit për ta mbuluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit shkak i mbajtjes së grevës.

“Ktyneherë kur Avdullah Hoti u kujdes për financat publike! Tash nuk e di njeri a i ka humb kujtesa, apo ndoshta kujdesi”, ka shkruar Basha në Facebook, të martën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme