Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka dalur në përkrahje të kërkesës së opozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore.
Gjyshnica tha se këtë do e bëjë duke u bazuar në interesin publik, shkruan Arbresh.info.
“Është në interesin absolut të publikut që në mënyrë të detajuar qoftë nga gjyqësori qoftë nga legjislativi të kuptojë së çfarë ka ndodhur. Konsideroj që është në kuadër të deputetëve dhe kuvendi që t’i shërbejë interesit publik duke i zbatuar mekanizmat të cilat i garanton Kushtetua për ta bërë një gjë të tillë. Unë sot do ta përkrah krijimin e këtij komisioni”, tha ai.
Ndryshe, partitë opozitare kanë kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kërkohet formimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, VV-ja e lëshon sallën e Kuvendit
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...