Ministrit të Planifikimit Hapësinor dhe infrastrukturës, Liburn Aliu duket se nuk i bën përshtypje çështja e auditimit të mbeturinave komerciale.
Ani pse ishte i ftuar të raportojë pikërisht për këtë çështje para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ministri Aliu zgjodhi ta dërgojë zëvendësministrin ministren e dytë, Linda Çavderbasha, raporton arbresh.info.
Me të filluar kjo mbledhje deputeti nga radhët e Vetëvendosjes në këtë komision , Enver Haliti radhit një nga një problemet që janë në klasifikimin dhe menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.
” Auditimi i përformacës për mbledhjen e trajtimin e mbeturinave komerciale. Ky auditim kapë periudhën 2019-2020 si konkluzion është se në Kosovë ka mungesë të klasifikimit të mbeturinave. Nuk ka njohuri për planin e komunave dhe institucioneve të tjera rreth planeve afatgjate të kompanive rajonale të mbeturinave. Për kategorizimin e mbeturina në vitin 2018 Ministria kishte ndarë 7 milionë euro për dy impiante në dy komuna, por nuk u realizuan”, tha Haliti.
Deputeti i VV-së tha se kompanitë e pastrimit në Kosovë nuk kanë as mjetë për klasifikimin e mbeturinave.
Ndërsa, zëvendësministrja e Planifikimit Hapësinor, Linda Çavderbasha tha se rekomandimet dhe auditimi i përformancës ka të bëjë më periudhën 2019-2020 periudha kjo që nuk ka qenë në krye të Ministrisë Liburn Aliu.
Para komisionit, Çavderbasha prezantoi projektet rreth menaxhimit të deponive të mbeturinave.
” Ky raport është i periudhës 2019-2020. Lidhur më atë që nuk është dërgua raporti vjetorë për shkak të hapësirës së shkurtër nuk kemi pas mundësi më kthy përgjigjen më kohë. Unë do ta shfaqi në pika të shkurtra planin. Do te hartojmë një plan për monitorimin e deponive të mbeturinave. Më qellim të menaxhimit të mbeturinave më theks heqjen e qeseve të plastikës Ministria e Mjedisit ka hartu një grup punues për të reduktuar qeset e plastikës deri në fund të 2022″, tha Çavderbasha./arbresh.info/
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...