Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar sot (e mërkurë), Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.
Për këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.
Ai përmendi ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, duke thënë se kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.
“Ndër të tjera në raportin e Freedom House 2022:“Figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë”
Ndërkaq, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25″, tha ai. /arbresh.info/
lexo edhe:
Freedom House publikon raportin për nivelin e demokracisë në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...