23:35 | 27 Mars 2020
Arbresh.info
Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Dimal Basha ka reaguar për intervistën e dhënë një mediumi nga Kosova Richard Grenell.
Basha përmes një statusi në facebook ka thenë se E pavërteta tjetër është kur tha se Kurti të ka gënjyer që ka me hjek taksën sy më sy. Po, mirëpo siç e thotë vet z. Kurti, mos e qit pikën ku ai ka vë presjen. Taksa hjeket, zavendësohet me reciprocitet.
Po ashtu në reagim Basha ka përmendur edhe se Grenellit i duhet në marrveshjë e shpejtë për Kosovën me një arsye të vetme, sepse Trump në nëntor i ka zgjedhjet në SHBA. Ky tash kërkon me ia dërgu një trofe ku z, Trump del kundër kandidatit demokrat Joe Biden dhe e shet këtë si arritje në politikë të jashtme.
Postimi i plotë:
Reagim rreth intervistës të ambasadorit Grenell,
Z.Grenell tha se kemi kërku me hjek tarifën me arsyen se tarifa po e dëmton ekonominë e Kosovës.
- Dëmi është shumë më i madh nga Sërbia për tarifat dhe pengesat që ajo i ushtron ndaj mallrave të prodhuesëve tonë. Asnjë fjalë dhe asnjëherë nuk ke dal me qortu Sërbinë për këtë. Sikur t’i kishte hjek Sërbia pengesat, ne nuk kishim kërku reciprocitet. Prandaj i bie që është standard i dyfishtë që ne po refuzojmë të ju nënshtrohemi!
- Ekonominë e Kosovës më së shumti e kanë dëmtu politikanët kriminelë të këtij vendi, që si pasojë ne sot jemi vendi më i varfër në Evropë. Tash mendoje paradoksin se si ke me ndihmu ekonominë e Kosovës duke rrëzuar Qeverinë më të mire që e ka pas Kosova për të kthyer kriminelët në krye. Nuk ka njeri normal që e beson këtë deklaratë, qoftë kjo prej një zyrtari kinez, gjerman, apo amerikan. Pikë!
- E pavërteta tjetër është kur tha se Kurti të ka gënjyer që ka me hjek taksën sy më sy. Po, mirëpo siç e thotë vet z. Kurti, mos e qit pikën ku ai ka vë presjen. Taksa hjeket, zavendësohet me reciprocitet.
- Z. Kurti sapo reagoi që KURRË nuk të ka thënë që e hjeki pa reciprocitet. Ka edhe dëshmitarë aty, sepse në takime të rëndësishme si kjo është shumë e rëndësishme të kesh deshmitarë që mos me leju këso paqartësi. Për Thaçin edhe mund të të besojmë sepse ai negocion vetëm dhe pas perdeve, por jo për z. Kurti.
- Tani pyetja që ka me rrjedh është, kujt kanë m’i besu qytetarët që e ka thënë të vërteten, z. Kurti që kurrë nuk është nënshtru, nuk është korruptu, dhe ka dëshmu që punon ndershëm, me parime dhe nuk bën kompromise, APO i beson të dërguarit të Presidentit Trump që çdo të dytën deklaratë e ka të pavërtetë. Jo ne, as amerikanët nuk e besojnë! Të tregoj unë, gjithmonë i besojnë z. Kurti dhe zgjedhjet e ardhshme do ta dëshmojnë këtë.
- Po e ceki atë që e kam thënë edhe në fjalim. Grenellit i duhet një marrëveshje e SHPEJT me Kosovën me një arsye të vetme, sepse Trump në nëntor i ka zgjedhjet në SHBA. Ky tash kërkon me ia dërgu një trofe ku z, Trump del kundër kandidatit demokrat Joe Biden dhe e shet këtë si arritje në politikë të jashtme. Kjo sepse Biden është superfuqi në politikën e jashtme në krahasim me Trump. Tash, për me arrit me ba marrëveshje para nëntorit, këtë arrin më së miri me Thaçin dhe Vuçiçin, sepse ne nuk kemi pranu me ngut, sepse nuk është nguti dhe as prioritet.
- Përgjigjen e keni të lehtë, vetëm shtroni një pyetje të vetme. Kujt po i duhet kaq shpejt kjo marrëveshje. Ne kur kemi garu bashkë me LDK-në kemi PREMTU që PRIORITET ka me qenë punësimi, arsimi, shëndetësia, ekonomia dhe m’u luftu hajnia. 83% të qytetarëve e kërkojnë këtë edhe sot. Qeveria filloi punën për të realizuar për çka edhe mori mandatin, dhe besimi i qytetarëve u rrit. Tani si u bë që pas 50 dite ndryshoi gjithçka dhe bisedimet me Sërbinë u bënë prioritet e jo ekonomia, arsimi e shendetësia? Për ne jo, kurse për Grenell dhe pakurrizorët po.
Për fund, sa kanë me besu se Grenell ka me ndihmu ekonominë e Kosovës duke rrëzuar Qeverinë më të mire që e ka pas Kosova për të kthyer kriminelët në krye? Askush!