Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë sot para Gjykatës në cilësinë e të pandehurit.
Në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën e Prishtinës, Fisnik Ismajli është deklaruar i pafajshëm.
Sipas aktakuzës, deputeti Ismajli akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri pa autorizim ka poseduar armë në atë mënyrë që më 30.11.2015 gjatë një kontrolli nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucët e tij me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit.
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...
City siguron shërbimet e sulmuesit sensacion, ka shënuar 18 ...
Clinton, Soros dhe Bono në mesin e të nderuarve me Medalje t...
“Isha kallë”, Driloni ia përmend Sarës një rast se kur do ta...
Shtetases së huaj në Prishtinë i grabiten paratë
Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kos...