Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se nuk e votuan projektbuxhetin në seancën e sotme pasi sipas tyre buxheti ka defekte të mëdha.
Bajqinovci në Edicionin Special në Klan Kosova tha se nuk mund të votohet një buxhet që ka ulje në shëndetësi ndërsa ngritje në infrastrukturë.
“Projektbuxheti ka defekte të mëdha strukturore edhe pse jemi në pandemi ka ulje në shëndetësi ndërsa ndarje më të lartë për infrastrukturë”.
“Është një buxhet i cili e dëmton qytetarin e Kosovës duke e parë që jemi në pandemi e shohim që për ta kanë rëndësi vetëm tenderët dhe asfalti”.
Bajqinovci foli edhe për zgjedhjet e reja që priten të mbahen në fillim të vitit 2021 teksa me bindje tha se në shkurt do të vijë qeveria Kurti 2.
“Në shkurt do të kemi qeverinë Kurti 2 dhe nuk ka kuptim që të votohet një buxhet që më shumë rëndësi i jepet asfaltit sesa shëndetit të qytetarëve. Në parim është jo etike që një qeveri që vjen të ketë buxhet të qeverisë së kaluar. Për këtë duhet të ketë zgjatje buxhetore ku punonjësit rrogën e fundit do të merrnin më 1 prill ndërsa rreth 15 shkurtit do të zgjidhet qeveria Kurti 2”.
“Bindshëm do të jemi partia numër një, partitë politike nuk janë duke diskutuar më për vendin e parë ata tash diskutojnë se kush do të jetë partia e dytë në zgjedhje”.
“Ne do ta kem shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovë, 61+ dhe maksimalisht deri më 20 shkurt qeveria Kurti do ta fillojë punën me një fitore të thellë dhe me shumicën parlamentare”.
Bajqinovci mes tjerash tha se listës së VV-së në zgjedhje pa dilemë do i prijë kryetari, Albin Kurti.
“Lista e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë me profesioniste, deputetë të dëshmuar të Vetëvendosjes ku padilemë do të prijë Albin Kurti pasi pa të nuk ka kuptim. Albin Kurti është lideri më i votuar në Kosovë dhe për këtë nuk ka dilemë” tha Bajqinovci.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...