Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli nëpërmjet një postimi në Facebook është treguar goxha emocional teksa me një tregim të ëmbël është munduar t’iu thotë qytetarëve të Kosovës të mos kenë kërkesa ndaj qeverisë.
Ai në postimin të cilin e ka titulluar “Njeriu i thjeshtë dhe gjykimi i tij racional”, që do të thotë se të tjerët që nuk mendojnë si ai mund edhe të cilësohen si jo-racional ai tregon se si një shitës plehu organik s’ka kërkesa ndaj qeverisë, shkruan arbresh.info.
Dugolli qasjen e tij tenton ta vendosë si normë të përgjithshme shoqërore, ku kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë duhet të jenë inekzistente, ose së paku, s’duhet të jenë të tilla që s’i shkojnë për shtati as qeverisë.
Në fund të postimi të tij, pasi që tregon se si shitësi me të cilin ishte takuar i kishte thënë që do ta votonte edhe qindra herë Kurtin e se do të jepte edhe veshkën për të, ai thotë se ky njeri s’kishte kërkesa për trustin, ligjin e pagave e për 100 euro.
Ky është postimi i tij i plotë:
Njeriu i thjeshtë dhe gjykimi tij racional
Sot ishte ditë vikendi dhe si zakonisht njerëzit i përkushtohen paksa shtëpisë dhe ambientit ku jetojnë. Edhe unë, sot dola për të blerë ca gjëra për një kopsht modest dhe mrekullohëm me njerëzit që takoj aty. Pasi që bleva ato që më nevojiteshin, njëri pak sa më i moshuar më thotë:
Zotri Deputet, unë dhe ky djali këtu, por sidomos ky djali (ishte rreth të 35-tave) e duam Lëvizjen dhe Albinin shumë. Bile ky djali shpesh herë thotë se: për Albinin edhe njërën veshkë e jap po pati nevojë…
I drejtohem ati djalit që as emrin nuk ja di dhe e pyes: Pa më thuaj i nderuar, me që e dashke aq shumë Albinin, çka pret prej tij (duke pandehë që më siguri mund të ketë ndonjë kërkesë specifike)?”.
Me plotë guxim dhe pa asnjë dredhi ma kthen:
Unë jetoj nga kjo punë, shes pleh organik për kopsht, dhe të mirë, shkopinjë për domate të mjellura dhe këto që po sheh. Vazhdon më tutje: unë nuk kërkoj asgjë më shumë prej Albinit se sa të vazhdon të qeverisë kështu siç ja ka nisë…, jam shumë I kënaqur…”
I mrekulluar nga ajo që dëgjoj i shtroj edhe një pyetje:
A do ta votosh prap Albinin kur të vije koha për zgjedhje?
Dëgjo z.Deputet, në të kaluarën kam votuar parti të tjera dhe shumë shpejt jam penduar, mirëpo, kësaj radhe lere që nuk jam penduar, por nëse Albini vazhdon kështu të qeverisë, paj dora m’u thaftë nëse e qes diku tjetër votën…
Ndahem nga ai dhe shokët e tij duke ju uruar punë të mbarë dhe i mahnitur me këtë gjykim…
Ky njeri nuk kishte kërkesë për votimin e trustit (siç disa të porositur më thërrasin), nuk kishte kërkesë për ligjin e pagave (sepse nuk priste ndonjë pagë nga shteti), dhe nuk kishte kërkesë nga 100 euro deri në ligjin e pagave, pra nuk kishte asnjë kërkesë individuale.
E vetmja kërkesë e tij ishte që të vazhdojmë qeverisjen e mirë kështu siç e kemi filluar…
PS.
Nëse dikush don ta verifikoj këtë që po ju them, këta punëtor të mirë, çdo ditë mund t’i shihni tek udhëkryqi poshtë lagjes Velani, bri trafostacionit e përballë parkut. /arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...