Sot janë konfirmuar edhe 40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, derisa numri i të infektuarve ka shkuar 1234.
E, në lidhje me rritjen e numrit të rasteve, përmes një postimi në Facebook ka reaguar deputeti i VV-së, Fitim Uka i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.
Ai ka thënë se hapja e kufijve mund të sjellë dyfishim apo trefishim rastesh dhe mund të kolapsoj sistemin tonë shëndetësor.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur,
E kuptoj shqetësimin tuaj përballë rritjes së numrit të rasteve me COVID 19 në Kosovë. Rastet e tilla duhet të jenë këmbanë për kujdes të shtuar individual dhe në veçanti institucional.
Akoma e kam të paqartë strategjinë e qeverisjes ilegale për ballafaqim me COVID 19. Ajo që di deri më tash, është që kryeministri ilegal na ka folur për “inteligjencën pandemike”. Nuk e kam të qartë nëse kur ka folur për këtë koncept i ka menduar veprimet e tij të fundit. Nuk e kam të qartë çfarë ka menduar me “normalizim të jetës”, hapje të kufijve dhe mungesë të plotë të kontrollit që po shohim këto ditë. Por, një gjë është e sigurt, që kjo mund të sjellë dyfishim apo trefishim rastesh dhe mund të kolapsoj sistemin tonë shëndetësor.
Unë di pak, por ajo që di sigurt është që intervenimet duhet të mbështeten në të dhëna. Dhe, nëse të dhënat janë gjithçka për epidemiologjinë, atëherë numrat e rasteve nuk justifikojnë asnjë nga hapat që ka ndërmarrë kjo qeveri ilegale në dy-tre ditët e fundit.
Prandaj, qeverisja nuk është eksperiment. Suksesin me menaxhimin e pandemisë në kohën e ministrit Arben Vitija nuk guxojmë ta kthejmë në tregim dështimi, duke eksperimentuar konceptet që nuk i dijnë e strategjitë që janë të predispozuara për dështim.
Kjo është arsyeja pse sonte kam kërkuar urgjentisht nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi që të ftoj për raportim në këtë komision ministrin Armend Zemaj.
Nuk është që kam pritur më shumë nga kjo qeverisje ilegale, por edhe kështu nuk mund të tolerojmë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...