Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti, se nuk po e menaxhon si duhet luftën kundër pandemisë.
Uka, tha se me 19 raste, u tentua të shpallej gjendje e jashtëzakonshme në kohën kur qeveria udhëhiqej nga Vetëvendosje, ndërsa tani që numri i rasteve pozitive më COVID-19 ka arritur në 29 raste në ditë, nuk ka asnjë reagim dhe asnjë deklaratë.
Sipas tij, pandemia ka shpërfaqur fytyrat e vërteta të qeverisë aktuale, raporton arbresh.info.
“Nuk e kam menduar kurrë që një pandemi që imponon përdorimin e maskave, i largon kaq lehtë dhe kaq thjesht maskat e tyre dhe i shpërfaq fytyrat e vërteta. Por ja që ndodhi dhe do t’i themi disa fakte. Më 17 mars të këtij viti me vetëm 19 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, presidenti që e do mjegullën, kërkonte me çdo kusht të shpallej gjendje e jashtëzakonshme. Ndërkaq vetëm mbrëmë janë shënuar 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, kemi qindra të tjera të cilat janë aktive, por asnjë deklaratë, asnjë kërkesë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ”, tha Uka.
Në këtë iniciativë sipas tij, nuk mund të mungonte besnikëria e LDK-së, dhe në veçanti e një ministri të shkarkuar, që këtë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme e promovonte si shpëtim përballë pandemisë.
“Edhe në kohë pandemie, edhe në kohë të ankthit të përgjithshëm, këta nuk e kishin mendjen të shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve, por i ëndërronin këto karrige të përkohshme. Për të parë dështimin aq të dëshiruar të ministrit Vitia, ju nuk keni kursyer asnjë lloj iniciative, madje e kishin lënë qeverinë pa rezerva shtetërore, e kishin lënë ministrin Vitia me 60 mijë maska, të cilat i promovonin si sukses, e të cilat nuk mjaftojnë as për një ditë të vetme për të luftuar pandeminë”, u shpreh deputeti Uka.
Përkundër kësaj, sipas tij ,Kosova u rendit në mesin e vendeve me menaxhimin më të mirë të pandemisë. /arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...