Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, po ashtu edhe anëtar i Komisioni për Integrim Evropian, në intervistën për “Arbresh.info” ka folur për Integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ç ‘njohjet dhe liberalizimin e vizave.
Batusha, punën e diplomacisë aktuale kosovare e sheh si të suksesshme dhe të avancuar për ta integruar Kosovën në organizatat ndërkombëtare.
Ai ka thënë se është shtuar intensiteti i punëve, ku ka përmendur reformat dhe vendimet e drejta të ekzekutivit në krye të së cilës është Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes.
Ndërsa, për procesin e ç ‘njohjeve, deputeti Batusha ka thënë se e drejta ndërkombëtare nuk e trajton këtë.
Sa i përket tërheqjes së njohjes ndaj shtetit të Kosovës nga Togo, Batusha ka pohuar se pushteti aktual nuk mund ta marrë këtë barrë, pasi kjo c ‘njohje sipas tij është paralajmëruar dhe është tërhequr në vitin 2019 kur Kurti nuk ishte kryeministër.
Por, kjo çnjohje sipas Batushës duhet të jetë shqetësim për aleatët e Kosovës, shkaku që krerët e Serbisë kanë futur korrupsionin si levë tek diplomacia dhe drejtuesit e shtetit të Togos për ta arritur qëllim e tyre për çnjohje.
Sa i përket mungesës së njohjeve të reja, deputeti Vetëvendosjes, e arsyeton me luftën që e ka nisur Rusia për ta pushtuar Ukrainën.
Batusha po kërkon një momentum të ri të diplomacisë dhe politikës kosovare, dhe asaj ndërkombëtare për njohjet e reja, madje, sipas tij, ky proces nuk varet direkt nga puna dhe përkushtimi i drejtuesve shtetëror të Kosovës, por ka kërkuar angazhim të shtuar.
Gjatë intervistës Batusha ka përmendur prioritetet të cilat duhet të jenë nga Qeverisë Kurti 2. Sipas tij, përqendrimi diplomatik duhet të jetë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare siç janë: “Këshilli i Evropës”, “Programi i Partneritetit për Paqe të NATO-s” dhe avancimi drejtë anëtarësimit në BE.
Nuk mjafton veç njohja formale ndaj shtetit të Kosovës ka thënë Batusha. Ai ka kërkuar që njohjet e reja që do të vijnë të jenë të plota, sepse ato formale sipas tij, pastaj po ndikojnë që shteti ynë mos të ketë mbështetje për t’u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare. Në fund deputeti i LVV-së, thotë se 1 janari i vitit 2024 do të jetë dita e fundit kur kosovarët do të aplikojnë për t’u pajisur me viza për të lëvizur lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian, mendimi i tij pas kësaj date Liberalizimi i vizave do të ndodh për Kosovën.
Më poshtë e keni intervistën e plotë të realizuar me deputetin e Vetëvendosjes, Agon Batusha
Arbresh.info: Sa ka bërë diplomacia kosovare për integrim të vendit në Bashkimin Evropian?
Agon Batusha: Është shtuar intensiteti i punës dhe vetë avancimi i Kosovës në proceset integruese. Kjo falë punës nga brenda, pra të reformave dhe vendimeve të drejta, e në anën tjetër të aktivizimit substancial të ambasadave tona në shtetet e BE-së dhe jo vetëm. Mbi gjitha vizitat e shpeshta të krerëve të shtetit dhe deputetëve në kryeqytet e shteteve të Evropës kanë dhënë shtysë avancimit të Kosovës në proceset integruese.
Arbresh.info: Si e shihni tërheqjen e njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Togo?
Agon Batusha: Së pari e drejta ndërkombëtare nuk e trajton çnjohjen. Pra, nuk është diçka që njihet me rregulla ndërkombëtare. Gjithsesi, kur shteti shkëput marrëdhëniet diplomatike, defakto nuk njihen mes vete. Kjo tërheqje e njohjes është paralajmëruar dhe ka ndodhur në 2019, por tani është bërë publike. Ajo çka duhet të shqetësoj aleatët e Kosovës është korrupsioni prapa kësaj tërheqje të njohjes. Kjo nuk e dëmton Kosovën, por pashmangshëm dëmton gjeopolitikën botërore dhe synimet e errëta të Serbisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Kjo është një sinjal tjetër për faktorin ndërkombëtar për sjelljen destruktive dhe luftënxitëse të Serbisë.
Arbresh.Info: Kush i ka fajet për mungesë të njohjeve të reja të shtetësisë së Kosovës?
Agon Batusha: Nuk jam mbështetës i idesë që të gjendet fajtori sepse procesi për njohje është kompleks dhe nuk varet direkt nga Kosova. Aq më shumë tani kur bota është në një situatë lufte dhe konfliktesh në shumë anë të globit, e ku vëmendja ndaj procesit të tillë është ulur dukshëm. Duhet të krijohet një momentum diplomatik dhe politik që të nxiten njohjet e reja për vendin tonë, rrjedhimisht të thyhet kjo status quo. Kjo shumë pak varet nga ne, por ne duhet të bëjmë punën dhe angazhimin tonë, gjë që e kemi bërë deri tani. Jam besimplotë që do të kemi njohje të reja, por për valë të re njohjesh duhet një momentum i ri në skenën ndërkombëtare.
Arbresh.info: Çfarë duhet të bëjë qeveria e vendit që të mund të kemi njohje të reja të shtetësisë?
Agon Batusha: Varësisht nga strategji, orientimi apo synimet ku dëshirojmë të arrijmë më shpejtë. Këshilli i Evropës, Programi i Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe avancimi drejtë anëtarësimit në BE duhet të jenë prioritet i yni. Andaj, edhe përqendrimi diplomatik duhet të jetë në këtë zonë. Natyrisht, pa mohuar angazhimin edhe për njohje nga vendet tjera të botës që kanë rëndësi për anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare. Por, gjithmonë duke bërë kujdes sepse njohja formale shpesh ka rezultuar në mos mbështetje për Kosovën për anëtarësim në disa organizata.
Arbresh.info: A besoni se në janar 2024 shtetasit e Kosovës do mund të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së?
Agon Batusha: Po. Ka mbetur votimi në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e BE-së që datat e dakorduara të bëhen zyrtare apo formale. Jemi në rrugë të drejtë dhe besoj që me 1 janar 2024 do të jetë data e fundit kur qytetarët tanë u duhen viza për të udhëtuar në vendet e BE-së./arbresh.info/Pleurat Salihu/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?