Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, e ka komentuar emërimin e Skënder Hysenit, në pozitën e Koordinatorit të qeverisë së Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi.
Rrahmani tha në Edicionin Special në Klan Kosova, se nuk mund të pret emërimin e njërëzve me kredibilitet nga kjo qeveri.
Ai tha se Hyseni nuk ka marrë pjesë në proces zgjedhor, bile sipas tij edhe kur ka marrë pjesë nuk i ka marrë as 3 mijë vota.
“Qysh nga fillimi këtë qeveri ilegale e kemi quajtur edhe qeveri Koti. Ne nuk mund të presim edhe emërim të njerëzve kredibil. Këta njerëz nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të fundit. E në zgjedhjet e tjera nuk ka arritur të marrë as 3 mijë vota”
“Natyrisht se nuk kam besim tek ai. Ky ka pasur një përvojë të mbrapshtë edhe si ministër i jashtëm edhe si ministër i brendshëm”.
Deputeti i VV-së theksoi se kryeministri Avdullah Hoti në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, është “zgërdhirë”.
“Ne e kemi parë mënyrën se si prezantohet ose si të themi si “zgërdhihet” me presidentin e Serbisë, se si poshtërohet. Ne e dijmë deklaratën e Vuçiqit, të para 25 vjetëve që për një serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Hoti nuk e ka kredibilitetin dhe as legjitimitetin”.
“Është parë se sa e vështirë ka qenë takimi duke u qeshur me presidentin serb. Kjo qeveri është e varur nga dikush tjetër. Është paraqitje jo e mirë edhe skandaloze”.
Sipas tij Hoti është dashur që Vuçiqit ishte dashur t’i përgjigjej në gjuhën shqipe.
“Njoha e një gjuhë të dytë ose të tretë, është e mirë bile edhe gjuhen e armikut. Por, kjo për të mësuar dhe jo për tu nënshtruar. Hoti ishte dashur të përgjigjej në gjuhën shqipe”.
“Edhe Vuçiq e kupton gjuhen shqipe sepse janë marrë Kosovën shumë kohë. Pra, serbët janë njerëz të gjuhës shqipe dhe e kuptojnë”.
Rrahmani foli edhe për takimin Sveçla-Gjuriq, që ishte zhvilluar gjatë një konference në Tiranë.
“Kjo nuk ka pasur të bëjë me rastin e njëjtë. Nuk ka pasur të bëjë me dialogun.Aty në Tiranë Sveçla ka qenë në konferencë për parti politike. Ai iu ka përgjigjur Gjuriqit në gjuhën shqipe dhe jo si Hoti që iu ka përgjigjur më gjuhën serbe. Hoti është në pozitën e kryeministrit. Ne e refuzojmë ftesën e një qeverie të tillë që është krijuar pas mesnatës, një qeverië ilegale që është krijuar për ta keqpërdorur buxhetin. Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie”.
Ndër të tjera ai tha se pranimi i detyrës nga ministri aktual i Shëndetësisë Armend Zemaj, është jo vetëm padituri por edhe rrezikim i qytetarëve.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...