Fatmir Humolli po dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Humolli, do të dëshmojë sot në gjykimin për krime lufte që po zhvillohet ndaj Salih Mustafës në Hagë për krime lufte, shkruan arbresh.info.
Humolli është dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria.
Këtë javë në këtë rast pritet të mbahen tri seanca, të martën, mërkurën dhe enjten.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/
LEXO EDHE
Shtyhet për dy orë fillimi i gjykimit ndaj Salih Mustafa – Arbresh.info
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...