Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka lutur PDK’në për koalicion, por siç thotë e refuzuan.
“Gjithsesi, pas rënies se Qeverisë kemi pasur ta quaj ashtu ‘msit’ për të hyrë bashkë me Vetëvendosjen, por natyrisht nuk kemi pranuar as të takohemi. Derisa nuk mbahen zgjedhjet e lira nuk do të jemi pjesë e asnjë partie”, ka thënë Gashi.
Gjuha ofenduese që Vetëvendosja drejtoi për vjet me radhë kah PDK-ja, Gashi thotë se e ka dëmtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm në këtë fazë mes dy partive.
“Nuk mund të flas për një të ardhme pas disa vitesh, por për këtë fazë PDK-ja është e lënduar nga të gjitha subjektet që kanë përdorë gjuhë ofenduese edhe kanë vendosur vija të kuqe dhe ne natyrisht do të qëndrojmë ne ato pozicione”, pohoi ai për Front Online.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...