Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Muja, i ka hedhur poshtë pretendimet e Qeverisë se i ka votat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për këtë çështje, duke theksuar se pretendimet e tilla janë mashtrime.
“Koalicioni nuk i ka votat për këtë çështje. Pretendimet e Qeverisë se i ka votat për demarkacion janë vetëm mashtrime. Aq më keq që këta edhe miqtë tanë ndërkombëtarë po i vënë në pozita të këqija, duke i shtyrë ata të thonë se demarkacioni duhet të votohet. Mirëpo, ne u themi miqve ndërkombëtarë, se do të votojmë kundër këtij varianti të demarkacionit, sepse vetëm në këtë mënyrë zgjidhet problemi”, ka thënë Muja.
Muja ka treguar se versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi nuk do ta përkrahin as deputetët e PDK-së që deri më tani kanë hezituar ta deklarojnë votën e tyre rreth kësaj çështje.
“Versioni që pritet të vijë në Kuvendin e Kosovës dihet publikisht që as deputetët e PDK-së të cilët edhe nuk duan të përgjigjen për këtë çështje nuk do ta përkrahin. Konventa (e PDK-së) është përgjigjur për të gjithë deputetët e PDK-së. Pra, duhet të ketë konsensus nacional për këtë çështje. Nëse nuk arrihet ky konsensus, atëherë ne duhet ta rrëzojmë me konsensus këtë variant të demarkacionit”, ka thënë deputeti Muja.
Ai pret që kjo Qeveri të bjerë shumë shpejt dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në të cilat, sipas tij, PDK-ja pa problem do të dalë forca e parë politike. “Natyrisht se Qeveria duhet të bjerë. Mendoj se kjo Qeveri duhet të bjerë edhe për qëllime të tjera. Ka maskime shumë të mëdha në zhvillimin ekonomik. Pra, nuk janë të vërteta ato që i deklaron Qeveria në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Muja.
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali