Kryesia e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka marrë vendim se kur do të mbahet seanca për votimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një prononcim për “Indeksonline” ka paralajmëruar se seanca mund edhe të mos mbahet gjatë kësaj jave, por të shtyhet për javën tjetër.
“Realisht ende s`ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit për me u mbajt seanca për demarkacion këtë javë, edhe ashtu kemi dy seanca tjera këtë javë që janë të jashtëzakonshme. Megjithatë konsideroj se të mbahet të enjten ose të premten, por nuk ka asgjë vendimtare këtë javë, ka mundësi të mbetet për javën e ardhshme”, ka thënë ai.
Sipas tij, Lista Serbe ka dhënë shenja se mund ta votojnë demarkacionin. Ai madje pret që deputetët e partive që kanë arritur konsensus, ta votojnë pa asnjë dilemë këtë marrëveshje.
“Partitë të cilat kanë bë konsensus, besoj se të gjithë do ta votojnë atë edhe pozita edhe LDK-ja, përveç Vetëvendosje që ka një qëndrim tjetër rreth demarkacionit. Edhe Lista Srpska ka qenë fleksibile do të thotë, por po jep shenja se mund ta votojë demarkacionin”, është shprehur ai.
Kujtojmë se në marrëveshjen e demarkacionit përfshihet marrëveshja e nënshkruar në gusht të vitit 2015, marrëveshja mes presidentit Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq, si dhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit – si pikë orientuese./Indeksonline/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...