Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar edhe njëherë në Kuvend të Kosovës karshi deklaratave të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.
Ismaili tha në seancë sot se qeveria duhet të tregojë se çka do të bëjë për të zhvendosurit, e jo të lexojë fjalime në mënyrë administrative e të mos vazhdojnë të qëndrojnë në seanca.
“Unë nuk kam ardhë me u pajtu me juve, nuk o me rëndësi a pajtohesh me ju, me rëndësi është me vepru, çka jeni duke bërë si qeveri? Çka jeni duke bërë për çështjen e të zhvendosurve, e lexoi një fjalim në mënyrë administrative edhe dul, mos u përgjigj, mos e merr atë barrë, po të ruj”, ka thënë Ismaili duke i reaguar edhe shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit.
“Arben më vjen keq po kjo është e vërteta, kryeministri yt s’ka guxim me folë. Qysh po fol t’i për refugjatë e për të zhdukur ai spo flet. Lajcaku ka fol në tëeet ai spo fol, nuk je i thirrur me folë në emër të qeverisë, po ai nuk po guxon me fol 1 fjalë, mendoj se nuk e di se çka po ndodhë. Po frikësohem se është ende i papërgatitur për hapat e radhës”, ka thënë ai, duke shtuar se po dëmtohet vetëm Kosova, raporton Express.
“Kush po dëmtohet, Kosova po dëmtohet, fati i të pagjeturve, Serbia po avancon, e ne mujm me thanë mos të bajmë politika ditore kur e ke një kryeministër që nuk guxon me fol kurgjo”, tha ai.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist