Deputeti i PDK-së si dhe anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Elmi Reçica ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti, duke pohuar se po tenton ta kap Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Reçica përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me siç shkruan ai goditjen që pritet t’i bëhet nesër parlamentarizmit, demokracisë e pavarësisë së agjencioneve të pavarura.
“Nesër në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, pa legjitimitetin e opozitës, pa pjesëmarrjen aktive të Ambasadës Britanike, pa përfshirjen e plotë të organizatave të shoqërisë civile, në kundërshtim me ligjin e në harmoni me Listën Serbe, me qëllim të kapjes së një institucioni shumë të rëndësishëm e të pavarur, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën Serbe, pritet të rekomandojnë për votim në seancë Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi! “, shkruan ai, raporton arbresh.info.
Një proces i tillë kundërligjor i përzgjedhjes së Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, sipas tij, tashmë i komprometuar nga brenda dhe i sfiduar nga organizatat e shoqërisë civile, për Partinë Demokratike të Kosovës është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me vlerat kushtetuese dhe dispozitat ligjore për objektivitetin dhe paanshmërinë e agjencioneve të pavarura.
Sipas ligjit, Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur.
Përzgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, nga partia në pushtet, sipas tij, këtë agjencion e shndërron në institucion partiak duke qenë se partia në pushtet është duke e dërguar njeriun e saj në këtë pozicion.
“Ky proces i kundërligjshëm e i komprometuar, duhet të dështoj sepse është në kundërshtim me vlerat kushtetuese të Republikës së Kosovës, respektivisht me vlerat si jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera. Të gjitha këto kanë të bëjnë me të dhënat personale të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilat do të bien në dorë të partisë në pushtet”, është shprehur Reçica./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...