Udhëheqësi i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak , tha se viti 1999 ishte kurora e gabimeve që Beogradit ka kryer ndaj Kosovës.
“Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitive jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve”, tha Çanak.
Ai ka pranuar se ka qenë i gatshëm të pranojë pavarësinë e Kosovës. “Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranojë atë. Në Serbi është një politikë se kurrë nuk do të pranojë Kosovën shtet”, tha ai.
Për dënimet që duhet të kryhen ndaj kriminelëve serbë, Çanak tha se ka ngecje nga ana e qeverisë së Serbisë.
Sipas tij është absurde që edhe pas 19 viteve të rënies së Miloseviq ende nuk ka lëvizje për të dënuar krimet. “Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të qartësohen”, tha ai.
Udhëheqësi i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, vlerësoi se tani është në trend në Serbi, që fëmijët e rrisin Radovan Karadjiq dhe Ratko Mladiqin. “Ata ishin fëmijë në kohën e luftës, kurse sot në Serbi i rrisin më shumë Radovan Karadjiq dhe Ratko Mladiqin, sesa ata akterë që kanë qenë në atë kohë”, tha ai.
Ai ka folur edhe për propagandën e Serbisë. “Mua më është marrë mandati përse kam bërë pyetje për luftën e Kosovës dhe për një rast për rastin e dy fëmijëve serbë se gjoja që janë zhdukur”, tha ai. Udhëheqësi i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, për mundësinë e arritjes së marrëveshje mes dy vendeve, tha se Serbia nuk mund të ec përpara. “Kapitulli 35 për Serbinë është kryekëput për Kosovën”, tha ai për RTK.
Udhëheqësi i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak , ka folur edhe për krimet serbe që janë bërë në Kosovë. Çanak tha se Serbia asnjëherë nuk ka ofruar fakte për lokacionet me varreza masive të shqiptarëve. Ai në intervistë thotë se Serbia kurrë nuk do ta pranojë që e ka pranuar Kosovën shtet, por vet Çanak e pranon se e njeh Kosovën Republikë.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë