Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës, Bilall Sherifi, thotë se aktgjykimi i sotëm ndaj deputetëve të VV’së është një paralajmërim se edhe rastet tjera ku janë të akuzuar deputetët tjerë kështu do të përfundojnë!
Ai ka bërë thirrje që të miratohet sa më parë Ligji për Amnisti për deputetët të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës.
“Duke i shpallur fajtor deputetët që hodhën gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, Gjykata e bëri atë që është pritur prej saj. Aktgjykimi i sotëm është paralajmërim se edhe rastet tjera ku janë të akuzuar deputetët tjerë kështu do të përfundojnë! Tani ne deputetët duhet ta bëjmë atë që pritet nga ne. Nismën e filluar muajin e kaluar për miratimin e Ligjit për Amnisti për deputetët të cilët kanë hedhur gaz lotësjellës në Kuvend ta përfundojmë duke e miratuar atë sa më parë. Ftoj kolegët nga të gjitha partitë si dhe shoqërinë civile që ta mbështesin këtë nismë”, është shprehur ai.
Ai thotë se vetëm kështu do t‘ju hiqej mundësia për të abuzuar me ligjin atyre që janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë sa herë që u jepet rasti!
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...