Google ADS

Deputeti i LVV-së, tregon si është sulmuar nga Kujtim Shala e Arben Gashi

16:09 | 28 Korrik 2020
Arbresh.info

Përplasjet e ashpra në mes deputetëve të LVV-së, Fitore Pacolli e Gazmend Gjyshinca me ministren e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla në mbledhjen e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka vazhduar edhe pas mbledhjes së këtij komisioni.

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca ka njoftuat se me të përfunduar mbledhja, në korridor është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

“Fillimisht kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit edhe pastaj nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, mbeta pak më vonë për të dalë nga salla ku u mbajte mbledhja, në momentin kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputet Kujtim Shala e Arben Gashi”, tha Gjyshinca, duke thënë se ka marrë lëndime fizike si pasojë e goditjeve

Edhe deputetja Fitore Pacolli ka konfirmuar se kolegu i saj është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

“Është e padrejtë, mënyra sesi na kanë sulmuar. Kjo nuk na zmbrapsë neve. Do të vazhdojmë punën tonë si deputet”, tha Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme