Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një intervistë për portalin Arbresh.info ka folur për situatën e sigurisë në veri dhe procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Rexhaj për gjithë ato që po ndodhin në veri, fajëson Listën Serbe dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq.
“Gjithandej, qoftë nga SHBA-të, nga ndërmjetësuesi i BE-së, ka përpjekje që të zhvillohet një dialog politik mes Kosovës. Në thelb për ta gjetur një dalje, mirëpo dalja është shumë e qartë dhe ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, përveçse ligjshmëri dhe kushtetutshmëri.
Sa i përket vendosjes së barrikadave nga serbët në disa rrugë në veri, Rexhaj thotë se në këtë qeveri nuk do të ketë tolerime për bandat kriminale.
“Askush nuk ka të drejt që t’i bllokojë rrugët, në kuptimin e zaptimit siç ka bërë më herët, të sovranitetit tonë në veçanti, dhe ajo që po shihet është se çdo ditë e më tepër, Policia e Kosovës është duke e luftuar krimin, korrupsionin dhe bandat kriminale atje, të cilat nuk kanë nacionalitet, ani pse Serbia dhe Vuçiqi ato i ka përdorur për interesa të veta dhe normalisht nuk ka tolerime në këtë qeveri për këto banda kriminale”, shprehet Rexhaj.
Deputeti Rexhaj, ka folur edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas tij, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari po bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar arsenalin e mbrojtjes për ushtrinë.
“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari po bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar arsenalin e mbrojtjes, sepse Kosova ka nevojë për një gjë të tille, sepse kemi një fqinj i cili është tejet armiqësor në raport me sovranitetin dhe territorin tonë”, pohon Rexhaj.
“FSK-ja ka nisur të armatoset para se ta kemi ngjarjen në veri, sepse ne kemi ndarë një buxhet shumë të madh për FSK-në, ka pasur blerje të aratimit në vazhdimësi. Ne kemi vizituar FSK-në shpesh dhe kemi parë që kanë plane të reagimit, të transformimit të atij 10 vjeçari që është paraparë dhe ajo vazhdon për mrekulli. Besoj që me këtë qeveri ky proces po përshpejtohet, shkaku i ndarjes së një shumë diametralisht më të madhe që ka pasur ndonjëherë Kosova”, thotë ai.
Ndryshe, sot janë bërë një javë nga dita kur rrugët që të dërgojnë për në pikat kufitarë ne Bernjak dhe Jarinjë janë bllokuar nga barrikadat e vendosura nga serbët. Ende nuk është arritur marrëveshje për largimin e tyre, ani pse të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin gjatë kësaj jave, duke kërkuar qetësim të situatës dhe kthimin në dialog të të dyja palëve./ arbresh.info/Pleurat Salihu/
Intervista e plotë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...