Deputeti i LVV-së ironizon me programin politik të LDK-së: “Rruga e Re” pa Kurtin është rruga për në Prapashticë

22:40 | 6 Shtator 2023
E.H

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me programin e ri politik të LDK-së të quajtur, “Rruga e Re”.

Në rrjetin social Facebook, Bajqinovci tha se rruga pa Kurtin është rruga për në Prapshticë, duke asocuar këtu tek vendlindja e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

“”Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë”, ka shkruar Bajqinovci.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se program politik i partisë të cilën e drejton “Rruga e re” tani po merr formë dhe është drejt finalizimit. /Arbresh.info

Lexo edhe:

Abdixhiku: “Rruga e re” do të ofrojë alternativa për zhvillim në çdo sektor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme