Google ADS

Deputeti i LVV-së, Fitim Uka, i jep fund karrierës politike

18:31 | 6 Dhjetor 2024
R J

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë të ditur se mbrëmë ishte seanca e tij fundit në Kuvendin e Kosovës dhe fundi i karrierës së tij politike.

Uka u shpreh mirënjohës teksa i falënderoi të gjithë ata që e mbështeten dhe e përkrahen gjatë rrugëtimit të tij, të cilin e quajti të vështirë dhe plot befasi.

“Njëherësh, ju kërkoj ndjesë për çdo rast kur nuk kam arritur t’ju përfaqësoj denjësisht, ashtu siç e keni merituar ju dhe mbështetja juaj”.

“Po ndahem nga politika, po ua liroj këtë rrugë dhe do të vazhdoj me pasionin tim të kahershëm dhe të përhershëm, psikologjinë, si dhe me obligimin më kuptimplotë, që është mësimdhënia”, shkroi Uka.

Tutje, ai tha se përgjigjet më të mira i marrin pyetjet që nuk shtrohen.

Të ngjashme