Google ADS

Deputeti i LDK’së thotë se PDK do të përballet me pasoja nëse s’e respekton marrëveshjen

19:29 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj, ka folur për takimin e sotëm të LDK-së me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Ai ka bërë të ditur se në këtë takim, Delawie nuk e ka pasur qëllimin ti bind deputetët për Demarkacionin.

Kikaj ka thënë në Tribuna Channel se në PDK ka më shumë deputetë të cilët janë deklaruar hapur se nuk e votojnë Demarkacioni,n përderisa ka thënë se në LDK janë vetëm dy.

E, duke folur për mocionin e nesërm, ka thënë se LDK është unike dhe nuk e voton këtë mocion.

Për PDK-në, ai ka thënë se nëse deputetët e kësaj partie votojnë mocionin atëherë mosrespektimi i marrëveshjes së koalicionit do të ketë konsekuenca politike./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme