Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, është shprehur se kostoja e pagesës për “Rrugën e Kombit” është e lartë, ani pse vënia e saj nuk duhej të habiste askënd.
Ai poashtu ka thënë se autoritetet e Shqipërisë duhet ta shqyrtojnë edhe një herë këtë çështje dhe se ideja për tarifën është e mirë, por vlera duhet të diskutohet edhe njëherë.
“Autostradat gjithkund paguhen, dhe është normale që do vinte dita kur edhe këto autostradat tona të kombit do të paguheshin si këto në Shqipëri e Kosovë.
Derisa ne si kosovarë ngado që udhëtojmë në rajon paguajmë për disa rrugë, por asnjëherë nuk u ankuam. Prandaj është më se normale që edhe tjerët të fillojnë të paguajnë për rrugët tona dhe ne të paguajmë në Shqipëri”, thotë Avdyli.
“Kjo ‘Rruga e Kombit nuk është veç e jona, aty kalojnë edhe turqit, edhe serbët, edhe maqedonasit e tërë evropianët, pse u dashka ne të paguajmë në rrugë të tyre e të tjerët rrugët tona të shfrytëzojnë kalimin pa paguar. Kjo s’ka të bëjë veç me kosovarë e shqiptarë e patriotizmin tonë por pagesë për mirëmbajtjen e autostradave.
Mirëmbajtja e tyre ka kosto dhe duhet pagesë. Vërejtja ime për pagesën në Kalimash është te çmimi pak i lartë e cila duhet rishikuar për kategori të caktuara si p.sh. lirim sezonal apo lirim për ata që kanë kalime të shpeshta, etj. Por në parim e përkrahi këtë pagesë me kusht që ato të shfrytëzoheshin drejtë në mirëmbajtjen e autostradave që tani më s’janë më veç të tonat por të kujtdo që i bie këndej”, ka thënë ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...