Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova ka thënë se opozita është në kërkim edhe të tri votave për rrëzimin e kësaj qeverie.
Rugova ka thënë se tensionet në kuvendet zgjedhore të LDK-së kanë qenë minimale në raport me numrin e madh të nëndegëve.
“Nga 1,000 nëndegë të LDK-së, kanë ndodhur pesë incidente, që nënkupton 0,05 %. Janë incidente jo të hijshme, por Kryesia e LDK-së dhe forumet adekuate përkatëse janë marrur me to dhe janë deklaruar për rastet që sigurisht se nuk janë të mira”, tha ai në Dukagjini.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se së paku në 20 forume të PDK-së ka pasur përplasje por sipas tij lajm bëhet vetëm LDK-ja “pasi është partia e parë më e vjetra dhe nuk bëhet asgjë në Kosovë pa LDK-në”.
Rugova thotë se pa një LDK stabile as Kosova nuk mund të jetë stabile. Ai thotë se kjo është dëshmuar edhe në qeverisjen kur LDK-ja kishte ekzekutivin.
“Rezultatet e asaj qeverisje janë parë në shumë sfera. Me një presion të jashtëzakonshëm ka dëshmuar se është qeverisja më profesionale”.
Deputeti opozitar thotë se opozita është në pritje edhe të tri votave për të rrëzuar këtë qeveri. Ai thotë se nuk është me sekret se është duke u negociuar edhe me elemente që janë në qeverisje për rrëzimin e kësaj qeverie.
“I kemi 58 nënshkrime dhe na duhen edhe tri të tjera. Jemi duke biseduar edhe me partnerë brenda koalicionit. Me nismën dhe të tjerë por absolutisht jo me PDK-në. Po t’i kishim 61 nënshkrime do ta procedonim mocionin qysh sonte për rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Rugova.
Vizita shtetërore e Kuvendit të Shqipërisë, policia njofton ...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s