Google ADS

Deputeti i LDK-së: Me mos hapjen e shkollave ,fëmijët po privohen nga dija dhe po dëmtohet shëndeti mendor i tyre

23:45 | 25 Maj 2020
L G

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference  sot bëri të ditur lehtësimin e masave në luftën kundër COVID19.

Megjithatë, Vitia nuk dha ndonjë datë të saktë se kur do të ketë lehtësim të masave për hapjen e shkollave.

E për këtë ka reaguar deputeti  i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se  është e  pakuptimtë dhe jo logjike as në aspektin shëndetësor as moral mos caktimi i datës për hapjen e shkollave./arbresh.info

Ky është postimi i plotë i tij:

Lajm i mirë që objektet fetare po hapen te enjten. Por e pakuptimtë dhe jologjike as në aspektin shëndetësor as moral mbetet mos caktimi i datës për hapjen e shkollave. Derisa sëmundshmëria dhe vdekshmëria e fëmijëve nga Covid është ZERO ,mos hapja e shkollave bile për një muaj tregon që ardhmëria e fëmijëve nuk na intereson.

Me moshapjen e shkollave ,fëmijët po privohen nga dija dhe po dëmtohet shëndeti mendor i tyre . Tani është koha që mos bëjmë politikë me hapjen e vendit por hapjen ta bëjmë gjithmonë bazuar në evidencë mjekesore e epidemiologjike. Poashtu edhe shtyrja e metutjeshme e operacioneve të planifikuar dhe privimi i pacientëve jo Covid nga shërbimi shendetesor esencial tani është shkelje e drejtave bazike njerzore për marrje të shërbimeve mjekësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme