Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference sot bëri të ditur lehtësimin e masave në luftën kundër COVID19.
Megjithatë, Vitia nuk dha ndonjë datë të saktë se kur do të ketë lehtësim të masave për hapjen e shkollave.
E për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është e pakuptimtë dhe jo logjike as në aspektin shëndetësor as moral mos caktimi i datës për hapjen e shkollave./arbresh.info
Ky është postimi i plotë i tij:
Lajm i mirë që objektet fetare po hapen te enjten. Por e pakuptimtë dhe jologjike as në aspektin shëndetësor as moral mbetet mos caktimi i datës për hapjen e shkollave. Derisa sëmundshmëria dhe vdekshmëria e fëmijëve nga Covid është ZERO ,mos hapja e shkollave bile për një muaj tregon që ardhmëria e fëmijëve nuk na intereson.
Me moshapjen e shkollave ,fëmijët po privohen nga dija dhe po dëmtohet shëndeti mendor i tyre . Tani është koha që mos bëjmë politikë me hapjen e vendit por hapjen ta bëjmë gjithmonë bazuar në evidencë mjekesore e epidemiologjike. Poashtu edhe shtyrja e metutjeshme e operacioneve të planifikuar dhe privimi i pacientëve jo Covid nga shërbimi shendetesor esencial tani është shkelje e drejtave bazike njerzore për marrje të shërbimeve mjekësore.
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...