Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka bërë me dije se për të arritur te marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të bëjnë kompromise.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka ftuar liderin e LV-së, Albin Kurti dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa, që t’i kthehen tavolinës së bisedimeve për ta përmbyllur marrëveshjen brenda kësaj jave.
Rexhepi ka thënë se përgjegjësia më e madhe për kompromis i takon LV-së, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Mendoj se ka rëndësi të lexohet drejt rezultati zgjedhor. Dorën në zemër, në këtë rast LV-ja duhet ta marrë përgjegjësinë më të madhe, por edhe LDK-ja duhet ta di se ka nevojë për një kompromis final. Propozimet e fundit të dy subjekteve politike nuk i llogariti si propozime përfundimtare, sepse mendoj se duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe ta arrijnë marrëveshjen përfundimtare. Duhet të shikohet modelimi i qeverisë, duke shtuar numrin e ministrive si dhe të jepet mendimi për çështjen e presidentit që është kërkuar nga LDK-ja”.
“Tri pozitat kryesore nuk mund t’i ketë vetëm njëra parti, pra cilado qoftë ajo parti. Siç e dini, unë më herët kam dhënë mendimin personal që të ndahet pozitat e kryetarit të Kuvendit dhe qeverisë, kurse presidenti të mbetet për më vonë për t’u diskutuar. Kjo nuk ka ndodhur, sepse tani kryeparlamentari është zgjedhur në mënyrë legale dhe legjitime, ndërsa tani është çështja te vullneti i Vetëvendosjes, si e vlerëson ajo këtë situatë të re. Pra, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Unë nuk dua të propozoj asgjë konkrete në këtë drejtim, sepse këto i kam bërë në forumet e partisë. Shpresoj se kësaj çështje i ka ardhur fundi dhe brenda kësaj jave t’i themi po këtij koalicioni”, ka thënë Rexhepi.
Sipas tij, dërgimi i vendit në zgjedhje të reja do të ishte një gabim i madh i të dyja subjekteve politik
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki