Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkelzen Hajdini, ka dhënë detaje rreth asaj se çfarë përfshin Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili është votuar sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se ky ligj do të përmirësojë ekonominë e vendit, njofton Klan Kosova.
“Projektligji për Rimëkëmbje, është një projektligj i gjerë që adreson disa projektligje që qëllim kanë krijimin e mundësive për institucionet e Kosovës për t’iu qasë dhe dalë në ndihmë qytetarëve edhe ekonomisë së vendit, që janë afektuar rëndë nga pandemia COVID-19”.
“Qëllimi kryesor i këtij projektligji është rritja e kërkesës agregate përmes tërheqjes prej 10 përqind nga fondi pensional. Qëllim tjetër i këtij projektligjit është krijimi i sigurimit të likuiditetit për sektorin privat përmes fondit për garanci kreditore, prej të cilit do të mundësohet garantimi i kredive prej 80 përqind për sektorin privat. Nga kjo i bie që shteti do ta paguajë kryegjënë për bizneset që janë në vështirësi për kthim të kredisë, por jo interesin dhe kamatat që i mbulon sektori bankar”.
“Nuk janë vetëm këto, ky ligj përfshin lehtësimin e procedurave të bizneseve ngase adreson edhe disa projektligje tjera, si ai i ATK-së që rregullon atë se cilat bizneseve kanë pasë vështirësi të deklarojnë tatimin. Nga ky ligj do të largohet TVSH-ja për 8 përqind për gastronominë, si dhe përfshihet heqja e TVSH-së për lëndën e parë të bizneseve të prodhimit”.
Hajdini ka thënë se ky projektligj do të ndihmojë shumë sektorin privat.
“Nga ky projektligj punëtorët e sektorit privat do të përfitojnë shumë. Aty e kanë një fond tjetër që përfshin 200 milion euro, si ndihmë në formë të grandeve për sektorin privat dhe për bizneset që janë afektuar rëndë nga pandemia. 20 milionë euro do të ndahen për punëtorët që nuk kanë punuar për 3 muaj, nëntor tetor dhjetor. Pra, punëtorët që e kanë humbur vendin e punës do të marrin nga 300 euro për 3 muaj”, ka thënë Hajdini.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...