Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk do të hapet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, duke shtuar se ajo do bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013 të nënshkruar nga pala kosovare dhe serbe atë kohë.
“Ideja me e rihapë temën e asociacionit nga ana e serbëve ka të bëjë me faktin se kemi qenë këmbëngulës se do ta respektojmë marrëveshjen që e kemi arritë në maj të 2015 ku thuhet se këto parime duhet të jenë në përputhshmëri me kushtetutën e vendit. Nëse hapim atë kapitull na mbeten dy rrugë, ose ta refuzojmë komplet atë punë për çka serbët do ta bojkotojnë procesin e dialogut sipas gjasave, ose duhet me ndërru kushtetutën e vendit. Nëse kryeministri Hoti ose qeveria sot apo një qeveri tjetër nesër mendon se ka mundësinë me ndërru kushtetutën e t’ia përshtat asociacionit, amerikanët thonë ‘go ahead’. Por unë nuk e shoh se kjo do ndodhë, prandaj do ndodhë tjetra, opsione tjera nuk ka”, shton ai.
Sipas tij, nëse një gjë e tillë ndodh askush nuk do ta votojë sepse implementimi i asociacionit bie ndesh me Kushtetutën e vendit sipas asaj marrëveshjeje.
“Nëse dikush mendon që kuvendi ose qeveria është e gatshme ta shkelë Kushtetutën me dy këmbë dhe të implementojë një asociacion që bie ndesh me kushtetutën e vendit, duhet me mendu dy herë sepse çfarëdo marrëveshje që arrihet në Bruksel do të ëprfundojë në tavolinën e secilit deputet dhe ata do të votojnë. As unë, as dikush tjetër nuk është i itneresuar të votojë diçka antikushtetuese”, tha ai.
Bislimi ka thënë se përmbyllja e dialogut me Serbinë nuk do të thotë se duhet që Kosova të futet në “lojëra të ndryshimit të Kushtetutës” për asociacionin.
“Jemi në monent të rëndëisshëm në procesin e dialogut sepse kemi involvim serioz të shba dhe besoj se me këtë involvim dhe intensitetin e BE-së, ne do detyrohemi të jemi pejsë kosntruktive në dialog por nuk na dertyron kjo që vetëm sa për të përfudnu procesin të hyjmë edhe në lojëra të ndryshimit të kushteutës”, ka përfunduar ai./blic/
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot