Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj postimit të fundit të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, i cili sonte për herë të parë ka uruar fitoren e Kosovës në futboll, e cila fitoi 5 me 0 ndaj Maltës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar se Kosova ka treguar spektakël dhe se të rinjtë kanë potencial për futboll.
“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!”, ka shkruar Kurti.
Por, për këtë mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës nga ana e Kurtit, ka reaguar deputeti Frashër Krasniqi duke i rikujtuar Kurtit se dikut thoshte se kemi një kombëtare.
‘Është krejt në rregull t’i ndërrosh qëndrimet në politikë. Por tërësisht hipokrite nëse i ndërron ato dhe nuk e pranon se ke ndryshuar. Pra e gënjen popullin që unë jam i njëjti. Albin Kurti sot e mbështeti ekipën e Kosovës (dhe shumë mirë që e ka bërë këtë), por dikur thoshte se ne kemi vetëm një kombëtare kurse kjo e Kosovës përbën tendencë për dobësimin dhe ndarjen e kombit’, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij në Facebook.
Ai tutje i ka rikujtuar Krutit se ‘dikur thoshte për Isa Mustafën që është argat i Serbisë dhe i PDK-së, kurse mbrëmë tha që ai e paska nisur çkapjen e shtetit (atëherë, qenka interesante se pse e votoi VV-ja për rrëzimin e qeverisë së kaluar që paska “nisur çkapjen e shtetit”?!).
Në postimin e tij Krasniqi ka shkruar se Kurti e di se me cilat simbole luajti ekipa e Kosovës , të cilën sonte e uroi, por nuk kishte lënë gjë pa thënë kundër tyre që u ngritën në këmbë kur u lëshua himni në përvjetor të Pavarësisë.
‘Mos të flasim pastaj për ndryshimin e qëndrimeve të tij në raport me negociatat me Serbinë; qëndrimet ndaj Erdoganit; etj’, ka përfunduar Krasniqi.
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente