Google ADS

Deputeti i Grupit të Pavarur e konfirmon emrin e partisë së re

18:23 | 26 Prill 2018
M. A.

12 deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur do të formojnë një parti të re me emrin “Partia Social Demokrate”. Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” deputeti i këtij grupi, Fisnik Ismaili.

I pyetur se cili do të jetë emri i partisë, ai shkurtimisht ka bërë të ditur se është Partia Social Demokrate e Kaqusha Jasharit.

Ismaili ka dhënë përgjigje edhe për një logo që po qarkullon në media. Ai ka thënë se nuk ka asgjë përfundimtare dhe logoja që po raportohet të jetë e partisë, nuk është zyrtare.

“Nuk është jo, nuk ka kurgjo finale, janë duke punu”, është shprehur ai.

Ndryshe, Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë rënë dakord me Kaqusha Jasharin që të marrin emrin e partisë së saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme