Deputeti i Bundestagut Josip Juratovic thotë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi. Çështje tjetër sipas tij është luftimi i korrupsionit.
Deputeti gjerman tha se edhe Kosovën duhet ta përfshijë sindroma Sanader.
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë deputeti i Bundestagut, njëhkohësisht nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Josip Juratovic.
Për RTK-në ai thotë se deputetët e parlamentit të Kosovës duhet që sa më parë të ratifikojnë demarkacionin.
Në pyetjen se pse Kroacia dhe Sllovenia në rrugëtimin e tyre drejt BE-së nuk e kanë pasur kusht ratifikimin e kufirit ndërmjet këtyre dy shteteve me gjithë problemet rreth kufirit, Juratovic ka thënë se Komisioni Evropian e ka pranuar marrëveshjen paraprake kroato-sllovene që kjo çështje të dërgohet në Gjykatët e Arbitrazhit.
Çështje tjetër sipas Juratovic është se krahas luftimit të korrupsionit klasa politike duhet t’u krijojë mirëqenie ekonomike qytetarëve të Kosovës.
Ai thotë se edhe Kosovën duhet ta përfshijë sindromi Sanader.
Nuk them se patjetër duhet të arrestohen kryeministrat, por se duhet të arrestohen zyrtarë të lartë të korruptuar kjo është e padiskutueshme dhe njëra nga kushtet tjera që duhet plotësuar sa i përket përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...