Deputeti i AKR’së, Islam Pacolli, ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjërën prej partive politike. Ka thënë se janë për ndërtimin e institucioneve dhe jo bllokimin e tyre. Ky zyrtar i AKR’së ka thënë se ende s’ka vendim nëse do të votojnë pro Veselit për Kryetar të Kuvendit e as për Haradinajn Kryeministër
Dështimi i LDK’së dhe Vetëvendosjes për ndërtimin e një koalicioni paszgjedhor i ka hapur rrugë Aleancës Kosova e Re të konsiderojë mundësinë për të ndërtuar institucionet me PDK’në, AAK’në e NISMA’n.
Ultimatumi i AKR’së, tashmë, ka kaluar.
Por, në Partinë e Pacollit thonë se ende s’ka vendim lidhur me një koalicion të mundshëm me PAN.
Islam Pacolli ka thënë se s’kanë vija të kuqe për asnjë parti e as person në Kosovë. Ka konfirmuar se AKR është pro ndërtimit të institucioneve e jo bllokimi të Kosovës/
“AKR nuk ka pasur vija të kuqe. Por, AKR i ka principet e veta. AKR bazuar në principe dhe vendimet që merr shkon përpara”, ka thënë Islam Pacolli, kur është pyetur nëse Partia e Pacolli ka qëndrim për të mos votuar pro Veselit e Haradianjt.
“AKR, gjithmonë, ka qenë për ndërtimin e institucioneve dhe ndërtimin e vendit. Është mirë që partitë politike t’i heqin interesat e ngushta personale dhe ta shikojnë cvizionin e AKR’së që është në dobi të qytetarit”, ka shtuar Pacolli, të shtunën, për Express.
Pacolli ka thënë se AKR ende s’ka vendim lidhur me ndërtimin e ndonjë koalicioni të ri.
“Natyrisht, se jo, partia merr vendim në koordinim me Presidentin”, ka shtuar ai.
Në zgjedhjet e fundit, AKR ka siguruar të paktën katër deputetë. Përpos Behgjet Pacollit në listë për në Parlament janë edhe: Labinot Tahiri, Korab Sejdiu e Islam Pacolli.
Partia e Pacolli lidhi koalicion parazgjedhor me LDK’në dhe sipas rezultateve fillestare ka marrë të paktën katër deputetë.
Numrat e AKR’së mund të jenë vendimtar
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare