Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se ndihet i privilegjuar që ka votuar pakon e projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli ka shkruar se votimi i sotëm është vendim i çmuar për forcimin institucional e ushtarak të Republikës së Kosovës si e drejtë e garantuar kushtetuese.
Statusi i plotë:
I privilegjuar që pata rastin të votoj pakon e projektligjeve për shëndrimin e FSK-së në Ushtrinë e ardhshme të Republikës së Kosovës.
Votimi i sotëm është vendim i çmuar për forcimin institucional e ushtarak të Republikës së Kosovës si e drejtë e garantuar kushtetuese. Me këtë vendim kemi dëshmuar vullnetin e palëkundur të qytetarëve të vendit për konsolidimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për anëtarësim në NATO.
Ushtria e Kosovës do të jetë institucion në shërbim të paqes dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e saj.
Urime.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...