Muharrem Nitaj, deputeti i AAK’së ka thënë se u ka dalë ngjyra fjalëve të liderëve opozitarë që po kërkojnë rrëzimin e Ramush Haradinajt nga Qeveria. Ka thënë se ata, përfshirë Albin Kurtin, janë bërë sikur papagaj.
“Këta opozitarët, duke përfshirë edhe Albin Kurtin, e kanë në gjak kërkesën për dorëheqjen e Ramush Haradinajt, por janë duke e përsëritur si papagalli, dhe këtyre fjalëve u ka dalë boja. Fjalët e tepërta janë fukarallëk”, ka thënë Nitaj, për Express, të shtunën.
Reagimi i anëtarit të Kryesisë së AAK’së ka ardhur pas kërkesës së sotme të Albin Kurtit, i cili tha se Ramush Haradinajt duhet të shkojë në shtëpi meqë është shndërruar në argat të Hashim Thaçit.
Në anën tjetër, Nitaj u ka bërë thirrje opozitës të rrëzojnë Qeverinë nëse munden ndërsa ka thënë se secili duhet ta mbajë për vete se kush kujt po i bën argat.
“Le t’veprojnë e ta përmbysin Haradinajn, nëse mendoj, ndërkaq vlerësimet se kush janë argat i kujt është, le t’i mbajnë për vete!’”, ka shtuar Nitaj.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...