Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thënë në një emision në televizionin publik se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi me shumë mundësi do të procedohet pas ditës së Pavarsisë.
Sipas tij, AAK ka pasur qëndrim që versioni aktual të vijë në Kuvend pastaj të rrëzohet. Por, pasi që e njëjta është bërë kusht kryesor për heqjen e vizave, Kuçi thotë se diplomacia kosovare vendosi shpejt me një zgjidhje të përshtatshme.
Deputeti Kuçi nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe sot të mbahet seanca. Megjithatë, ai ka thënë se më mirë është pas ditës së Pavarësisë.
“Nuk mund të procedohet sot por mund të më datën me 18 që kryesia të vendos pas seancës solemne të vihet në plenare për çështjen e ligjit apo shenjëzimit me Malin e Zi. Pak a shumë është mendim personal por edhe AAK çështje e marrëveshjes me Malin e Zi ka qenë me ambient të volitshëm që ka qenë shumë vështirë të nxirret më shumë se në këtë fazë edhe duke pasur parasysh se është bërë kusht për liberalizimin e vizave.
Diplomacia jonë ka pasur këtë mundësi që të nënshkruaj një deklaratë për të ndryshuar marrëveshjen aktuale, është një nxehtësi maksimiste e diplomacisë kosovare “, shprehet Kuçi.
Më tej, ai shton se në rast se shteti fqinj nuk pranon aneks-marrëveshjen e kësaj çështje atëherë do të shkojë me një mekanizëm ndërkombëtar.
“Ne kemi pasur për qëllim që kjo marrëveshje të vije në votim dhe pastaj të rrëzohet, por për shkak të kushtit të liberalizimit të vizave kemi detyruar të nxjerrë një hap tjetër një aneks tjetër që këtë kusht nuk do të humbasim për atë edhe kemi bërë këtë aneks- marrëveshje, në qoftë se ekziston vullneti i mirë politik ne shpresojmë se Mali i Zi do të pranojë por nëse jo atëherë prapë ekziston Arbitrazhi “, ka thënë ai.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:00 ku pritet të caktohet seanca për ratifikimin e demarkacionit.
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...