Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndonjë informacion konkret rreth opsioneve të cilat po propozohen kohë pas kohe nga disa prej zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Republikës.
Kështu të paktën ka thënë, deputeti i kësaj partie, Blerim Kuqi.
“Po flitet shpesh dhe pe shohim se disa zyrtarë të qeverisë që po mundohen me dhënë disa opsione tjera. Ne nuk jemi të njoftuar për diçka tjetër, një marrëveshje apo aneks marrëveshje, të paktën unë nuk e di por përafërsisht nuk kemi qëndrim sepse nuk e kemi të qartë se çka është saktësisht ajo”, ka thënë ai.
Megjithatë, zyrtari i AAK-së nuk e përjashton mundësinë që t’i thuhet “PO” versionit aktual të demarkacionit në rast të ndonjë marrëveshje me shkrim me Malin e Zi rreth ndryshimit të vijës kufitare.
“Është çështje hipotetike dhe ne nuk mundemi me dhënë diçka që është hipotetike nëse ndodhë , kur të ndodhë nëse nënshkruhet diçka e tillë duhet me pa tekstin e nënshkrimit dhe çka është ai tekst dhe pastaj me marrë qëndrimet tona si subjekt politik”, është shprehur ai.
Mirëpo, Kuqi e konsideron të rëndësishme shkuarjen e kësaj Marrëveshje drejt Kuvendit, pasi, sipas tij, deputetët kanë pas kohën e duhur dhe të mjaftueshme që të mendojnë për me dhënë mendimin e vet përmes votës në Kuvend.
“Ai proces nuk e di pse vonohet, nuk duhet të vonohet duhet me ardhë në një seancë të radhës plenare dhe deputetët me vendos. Ne si subjekt politik nuk kemi ndryshu as një çështje rreth demarkacionit”, është shprehur Kuçi.
Ndryshe, shtyrja e votimit të Demarkacionit është bërë me qëllim që të arrihet konsensus nacional dhe kjo do të bëhet nëse ka pjekuri në skenën politike. Kështu deklaroi ditë më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
“Kërkuam me mirëkuptim që kjo pikë e rendit të ditës të jetë në një moment të caktuar kur do të jetë një vendimmarrje më serioze. Patëm unanimitet të vendimmarrjes përveç LDK që insistoi të jetë në rend dite demarkacioni. Te përçojë si mesazh se po punojmë seriozisht që të arrijmë një zgjedhje e konsensusit nacional. Jemi duke lëvizur dalëngadalë por sigurt dhe më një vendimmarrje në interes të shtetit. Jo Kuvendi të jetë teatër i aktrimit politik”, është shprehur ai. /Indeksonline
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...