Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka folur për liberalizimin e vizave.
Kohë me parë, krerët e shtetit jepnin data përfundimtare për liberalizimin e vizave mirëpo, kjo qasje tashmë ka ndryshuar.
Tani krerët e shtetit nuk po japin data, por janë duke deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se nuk do të pranojë asnjë kusht shtesë për këtë çështje.
Për liberalizimin e vizave kanë filluar të flasin edhe deputetët e partisë së kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Është deputeti Rasim Selmanaj, ai i cili ka thënë se në takimin e kryeministrit Haradinaj me kancelaren gjermane, Angela Merkel, do të rikonfirmohet qëndrimi i Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Selmanaj, ka shkruar po ashtu, se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake do të mbetet në fuqi dhe nuk do të hiqet pa njohje reciproke.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Nesër në Berlin…
– Takimi i kryeministrit Haradinaj me kancelaren gjermane Merkel përfundimisht percakton dhe rikonfirmon fuqishëm se ska ndryshim të kufijëve
– Poashtu nesër rikonfirmohet qëndrimi i Gjermanisë për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës!
– Taksa nuk hiqet pa njohje.
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka