Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, së fundmi ka deklaruar se vendit mund t’i kthehet dinjiteti vetëm me Kadri Veselin kryeministër dhe me PDK-në në qeverisje, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Analistët vlerësojnë se këto deklarata mund të shpijnë në rrëzim të Qeverisë dhe në zgjedhje të parakohshme.
Ka kohë prej kur dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Përveç partive opozitare, së fundmi, edhe pse jo në mënyrë direkte, edhe partneri më i madh i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, po shihet si kërcënim për rrëzimin e Qeverisë, në të cilën edhe ata kanë hise.
Në një tubim të mbajtur këto ditë në Prizren nënkryetari i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, u shpreh se besimi në shtetin e Kosovës mund të kthehet vetëm me qeverisjen e PDK-së dhe me Kadri Veselin si kryeministër.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`
Shtëpitë e yjeve që u shkrumbuan nga zjarret masive në Los A...
“Jemi pa fjalë”, familjarët e Gjestit reagojnë p...
“Është turp që luajmë në Arabi Saudite”, Williams e thotë at...