Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se i ka bërë një kërkesë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti për rivarrimin e heroinës Qerime Radisheva nga Kruja në Kosovë.
Syla ka thënë se është marrë një vendim nga Këshilli Bashkiak i Krujës për zhvendosjen e varrit të Shote Galicës, por sipas tij, ajo duhet të pushojë në Kosovë, pranë bashkudhëtarit e bashkëluftëtarit, Azem Galica.
“Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr vendim qeveritar për rivarrimin e Heroinës Qerime Halil Radisheva (Shote Galica) në Kosovë.”
“Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shote Galicës në një lokacion tjetër, por, Heroina e meriton të pushojë pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejtë Galica.”
“Një varr i zbrazët që e shihni në foto, është pikërisht vendpushimi i saj në Galicë të Vushtrrisë, pranë Azemit. Mbes me shpresë që kjo kërkesë do të realizohet”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.facebook.com/gazmendsyla039/posts/1004239160013795
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...