Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, i cili është një nga të akuzuarit për fryrjen e listave të veteranëve, gjatë vikendit ka postuar fotografi ku ka kërkuar “relaks”.
Të premten Prokuroria Speciale njoftoi se është dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuza për mashtrimet të listat e veteranëve, të cilën e kishte përgatitur ish-prokurori special, Elez Blakaj, shkruan Gazeta Express.
Një nga 12 të akuzuarit, që ishin anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit, është edhe Demaliaj, i cili pas ngritjes së aktakuzës iu kërkon të gjithëve të relaksohen.
Ai ka postuar një fotografi ku ironizon me ish-prokurori Blakaj, i cili për Gazetën Express ka thënë të premten se ngritjes së aktakuzës për mashtrimet në listat e veteranëve duhet t’i gëzohen të gjithë që e duan UÇK’në.
Postimi i Demaliajt:
Relax o njerëz..!!!
Çka nuk dëgjon njeriu..!! Edhe këtë fjalë e dëgjova..!!
,,Duani UÇK-në, Duani Kosovën”
From Amerika: Elez Blakaj…2018..!!
Hahahah..!!!
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK