Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se shefi i tij, Ramush Haradinaj, nuk e ka zgjedhur mënyrën më të mirë për rritjen e pagës së tij.
Selmanaj ka thënë se kryeministri Haradinaj ka tentuar që të nivelizojë pagat në të gjitha institucionet qendrore, por sipas tij, Haradinaj nuk ka zgjedhur rrugën më të mirë.
“Qëllimi ka qenë i mirë, por nuk e ka zgjedhur rrugën ma të mirë. Nuk ka logjikë që një këshilltar i kryeparlamentarit të dallojë në pagë me atë të kryeministrit. Përpjekja për nivelizim pagash është e drejtë, por nuk e ka zgjedhur rrugën më të mirë, por kjo ka ndodhur dhe ka shumë kritika”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj ka kritikuar numrin prej 72 zëvendësministrash, por sipas tij, emërimi i tyre është bërë në bazë të koalicionit qeverisës PAN.
“Ka kritika dhe në demokraci ato janë të shëndetshme, ndoshta jo gjithherë vendimet janë të mira. Edhe unë e ndaj mendimin që numrin e madh i zëvendësministrave duhet të kritikohet, por kështu është marrëveshja e koalicionit”, ka thënë veç të tjerash Selmanaj./Koha.net/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...