Google ADS

Deputeti i AAK për vaksinimin në veri të Kosovës: Hoti duhet të jap sqarime për ketë dhe bartësit e tij fanatik

20:53 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar për veprimet që Serbia po vazhdon ti bëjë në Kosovë.

Syla në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se Veprimet e shëtit të Serbisë duhet të ndalen në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të jap sqarime për këtë rast.

Syla duke i’u referuar edhe ministri të Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se duhet të sqarohen për këtë situatë të krijuar në vend.

Veprimet e shtetit serb duhet të ndalen! Ajo pjesë është në territorin e Kosovës dhe asnjëherë̈ nuk duhet të cenohet sovraniteti i plotë. Kryeministri Hoti duhet të jap sqarime për këtë. Edhe bartësit e tij fanatik. Kosova duhet të jetë e vendosur për territorin e saj dhe qytetarët. E tash që zgjedhjet janë afër, qytetarë do ta ndajnë̈ shapin prej sheqer”, ka thënë Syla për Arbresh.info.

Ndryshe, shefi i qeverisë deri më tani nuk  e ka thënë asnjë fjalë për vaksinimin e qytetarëve serb në veri të Kosovës.

PDK: Serbia me vaksinimin në Veri po cenon sovranitetin e Kosovës, Hoti u dorëzua si Kurti

PDK: Serbia me vaksinimin në Veri po cenon sovranitetin e Kosovës, Hoti u dorëzua si Kurti

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme